AKTUALE

Ministri Osmani futet në mesin e turmës që po presin radhë për tu fotografuar në Ambasadat tona

Pas vizitave të stacioneve bazë në Bruksel dhe Mynih, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në mëngjes ka vizituar edhe qytetin Bon, qyteti më i frekuentuar nga diaspora jonë për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit.

Kryediplomati ka shtuar numrin e punëtorëve në përfaqësinë diplomatike konsullore në Bon, dhe ka dërguar edhe një stacion shtesë për fotografi me qëllim shkurtimin e radhëve për pritje dhe shpejtimin e procesit.

“Nga Mynihu erdha në Bon, si ministër i parë i jashtëm që ka vizituar ndonjëherë njësinë më të frekuentuar konzullore këtu. Këtu solla edhe stacion shtesë për fotografim dhe dorzim të pasaportave, tani më ne dy punkte, në dy ndërrime dhe gjatë fundjavës po tentojmë tu dalim në ndihmë qytetarëve. Shpresoj se ky riorganizim do shkurtojë dukshëm pritjen”, ka shkruar ministri Osmani në rrjetin social facebook.

Në foto shihet Osmani duke biseduar me qytetarë të cilët presin në radhë për dokumente udhëtimi.

Banner

Related posts

Mexhiti: Dinjitet për pensionistët, 5.000 denarë më shumë!

Gjyla Halili

Zhvillimet aktuale në vend, Osmani takon ambasadorët e QUINT-it

Gjyla Halili

Osmani: Kreshnik Bekteshi është i burgosur politik! Shqiptarët e maqedonasit pajtohen se po i bëhet padrejtësi

Gjyla Halili