AKTUALE

Ministri Marash Dukaj mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Koha për zbatim, jo justifikime

Banner

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se e drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është një e drejtë themelore e garantuar me ligj dhe standarde ndërkombëtare.

Ai theksoi se gjuha përfaqëson identitetin dhe dinjitetin kombëtar, ndërsa respektimi i të drejtave të komuniteteve është tregues i funksionimit demokratik të një shteti.

“Koha është për zbatim, jo për justifikime”, thuhet në reagimin e ministrit Dukaj, duke shtuar se mbështet kërkesat dinjitoze të studentëve shqiptarë për trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të tyre.
#MeStudentët

Ja postimi plotë:

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore: të mësojnë dhe të vlerësohen në gjuhën e tyre amtare.

Kjo e drejtë garantohet nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, sepse gjuha është themel i identitetit dhe dinjitetit kombëtar 🇦🇱🦅

Shoqëritë demokratike maten nga respekti që tregojnë për të drejtat e komuniteteve dhe zbatimin e barabartë të ligjit.

Mbështetje e plotë për studentët që me dinjitet po kërkojnë atë që u takon.

Koha është për zbatim, jo për justifikime.

#MeStudentët #ProGjuhësShqipe

Related posts

Pas thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë, reagon komuniteti shqiptar në Australi

Gjyla Halili

MPB: Votimi në përgjithësi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, nuk janë regjistruar shkelje të rendit dhe qetësisë publike

Gjyla Halili

Këto janë ushqimet më të mira për të konsumuar në ditët e nxehta të verës

admin