AKTUALE

Ministri Lloga uron ditën e gjyqësorit 31 marsin

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sot përmes një postimi  në profilin e tij në FB ka uruar 31 Marsin ditën botërore të drejtësisë duke shkruar se “Reformat në gjyqësor janë prioriteti ynë. Së bashku, shpejt dhe me masa konkrete, të kontribuojmë në rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe ta rrisim integritetin e funksionarëve.Drejtësi e vonuar është mohim i drejtësisë!”, shkruan Top24

Ministria e Drejtësisë ua uron 31 marsin, ditën e gjyqësorit, të gjithë gjykatësve, prokurorëve publikë, avokatëve, ndërmjetësuesve, noterëve, përmbaruesve dhe të gjithë të punësuarve në gjyqe, me shpresë për zhvillim të mëtejshëm të avancimit të mendimit juridik dhe sundimit të ligjit.
Më 31 mars 1945 u miratua statuti i ASNOM-it për organizimin e gjykatave të rregullta popullore të Maqedonisë Federale dhe Vendimi i ASNOM-it për krijimin e një Gjykate për gjykimin e krimeve kundër nderit kombëtar maqedonas, me të cilin u vendosën themelet e gjyqësorit në vendin tonë.
Me këtë statut u themeluan 25 gjykata të qarkut, tri gjykata të rrethit me seli në Shkup, Shtip dhe Manastir dhe një Gjykatë Supreme me seli në Shkup.
Reformat në gjyqësor janë prioriteti ynë. Së bashku, shpejt dhe me masa konkrete, të kontribuojmë në rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe ta rrisim integritetin e funksionarëve.
Drejtësi e vonuar është mohim i drejtësisë!
Koha është për të ecur përpara dhe për të përmirësuar imazhin te publiku vendas dhe atë ndërkombëtar.
Ne kemi një mision të përbashkët për të ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm të bazuar në vlerat evropiane për sundimin e ligjit dhe për të rritur efikasitetin, etikën dhe transparencën e gjykatave dhe prokurorive.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA PRET NË TAKIM DREJTUESET E INSTITUTIT PËR STUDIME TË AVANCUARA DHE QENDRËS AMAD

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj uron KF Deçiç: “Kjo arritje monumentale sjell gëzim të madh jo vetëm për Malësinë, por edhe për të gjithë diasporën”

Gjyla Halili

Britania do të dërgojë në Ukrainë municione me vlerë mbi 286 milionë euro

Gjyla Halili