AKTUALE

Ministri Hoxha realizoi inspektim në projektet infrastrukturore në Haraçinë me vlerë mbi 110 milionë denarë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, realizoi inspektim në projektet infrastrukturore që po realizohen në komunë, me vlerë të përgjithshme mbi 110 milionë denarë.

Mjetet janë siguruar përmes thirrjes së parë dhe të dytë publike të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa projektet përfshijnë rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Rrugën 11.

Në kuadër të inspektimeve u vizitua edhe Qendra e Selektimit të mbeturinave, e financuar nga Bashkimi Evropian, si pjese e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën përmes programit IPA III.

Gjatë inspektimit të aktiviteteve për rregullimin e shtratit të lumit në Grushinë, investim me vlerë 15 milionë denarë, ministri Hoxha theksoi se këto projekte paraqesin kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon mbështetjen për projektet infrastrukturore që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunave.

Banner

Related posts

FATI I BDI NUK ËSHTË AS SI I PPD E AS SI I PDSH, SEPSE ALI AHMETI NUK ËSHTË AS SI NEVZAT HALILI E AS SI ARBËR XHAFERI

Gjyla Halili

Bexheti me pyetje për Mickoskin: Kur do të jetë gati ligji për përfaqësim të drejtë?

Gjyla Halili

Kuzeska: Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe institucionet treguan pjekuri

Gjyla Halili