AKTUALE

Ministrat për çështje evropiane nga PBEJL në takim në Shkup

Në organizim të Sekretariatit qeveritar për çështje evropiane (SÇE) sot në Shkup do të mbahet takimi i ministrave për çështje evropiane të vendeve pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL) 2024 në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë organizatë rajonale.

Siç bëjnë të ditur nga SÇE-ja, nikoqir i takimit të ministrave për çështje evropiane të PBEJL-së është zëvendëskryeministri  i parë i Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin me Iniciativën me 1 korrik vitin e kaluar nga Mali i Zi.

Motoja e kryesimit është “Tejkalimi i ndarjeve, ndërtimi e mirëbesimit”, duke përfshirë prioritet për pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimeve euroatlantike.

Banner

Related posts

Nga 15 nëntori, pajisje dimërore të detyrueshme për automjetet

Gjyla Halili

BDI mblidhet sot në Tetovë

admin

Ali Ahmeti: Sakrifica e Koshares mbetet themel i lirisë së Kosovës

Gjyla Halili