SPORT

Milani eliminon Totenhamin dhe vazhdon në çerekfinale

Milani është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Tottenham Hotspur në fazën e të tetës së finales.

Rossonerët fituan me rezultat 1-0 në përballjen e parë në San Siro, ndërsa ndeshja kthyese në Tottenham Hotspur Stadium përfundoi pa gola (0-0).

Junior Messias pati një nga rastet e para në ndeshje, pasi pranoi një pasim, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

Deri në mbyllje të fraksionit të parë të lojës nuk pati raste serioze shënimi dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Edhe në gjysmën e dytë ishin Rossonerët që kërcënuan përmes Brahim Diaz, derisa një mundësi për vendasit e pati Pierre-Emile Hojbjerg, por Mike Maignan intervenoi.

Nga minuta e 77-të, Spursat mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Cristian Romero u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Deri në mbyllje të sfidës nuk u shënuan gola, ashtu që Milani u kualifikua në çerekfinale falë rezultatin nga ndeshja e parë në San Siro.

Banner

Related posts

Benzema, drejt fundit të karrierës

admin

Jo vetëm në Prishtinë, ndodh edhe në Londër, Dortmund vonohet për ndeshje

admin

Thomas Muller është shpallur lojtar i ndeshjes me PSG-në

admin

Leave a Comment