AKTUALE

Mickovski uron popullin serb për “Sveti Savën”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar popullin serb për nderë të festës së tyre kombëtare e fetare “Sveti Sava”.

“Me respekt të thellë dhe urime të sinqerta, popullit serb ia uroj festën e madhe shpirtërore dhe kombëtare të Shën Savës, simbol i arsimit, urtësisë, shpirtërorësisë dhe shtetformimit.
Trashëgimia e Shën Savës përfaqëson themelin mbi të cilin janë ndërtuar vlerat e arsimit, besimit, kulturës dhe bashkësisë, të cilat edhe sot janë një frymëzim i fuqishëm për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, humane dhe përparimtare.
Le të kontribuojnë mesazhet e këtij shenjtori të madh në respekt të ndërsjellë, dialog, paqe dhe stabilitet, si dhe në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve dhe shteteve.
Gëzuar festën e Shën Savës!” shkruan kryeministri Mickovski.

Banner

Related posts

Dalin shifrat sa shqiptarë kërkuan azil në Angli në vitin 2022

admin

KRE: Vetëm 2,75 për qind e energjisë elektrike është nga importi, jemi në prag të pavarësisë energjetike të vendit

Gjyla Halili

Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë, pandërprerë pastron rrugët

Gjyla Halili