AKTUALE

Mickovski siguron mbështetjen e VLEN-it për Gordana Siljanovskën (FOTO)

Është publikuar një fotografi e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke dalë nga Shtabi qendror i koalicionit VLEN, ndërkohë që mediat raportojnë se është diskutuar bashkëpunimi për raundin e dytë zgjedhor. Gazeta KOHA, qytetarët të cilët ia kanë dërguar fotografinë e Mickoskit para Shtabit qendror të VLEN, merr vesh se kreu i VMRO-së ka kërkuar dhe ka marrë mbështetje nga VLEN për kandidaten për presidente, Gordana Siljanovska. Kjo mund të lidhet edhe me deklaratën e ditës së sotme të Izet Mexhitit që thotë se zgjedhjet presidenciale nuk do të bojkotohen.

Ndryshe, kandidatja për presidente shteti nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova ka shprehur qëndrime të ashpra kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa ka kërkuar Gjykatë të posaçme, për siç ka thënë ajo, krerët e UÇK-së dhe luftën e vitit 2001. Përveç kundër UÇK-së dhe Marrëveshjes së Ohrit, Siljanovska njihet për qëndrime edhe ndaj fqinjëve tjerë si kundër Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si kusht kryesor për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. /Koha.mk

Banner

Related posts

Dhurimi i besimtarëve të Zhelinës reflektohet në estetikën e Xhamisë.

Gjyla Halili

BDI: Opozita në Maqedoni të Veriut po shkakton destabilizim dhe huti në shërbim të Rusisë

Gjyla Halili

Mblidhet Kryesia e BDI-së në Reçicë

Gjyla Halili