AKTUALE

Mickoski: Të mos fshihet, Ali Ahmeti të marrë guximin dhe të shpallë vetë kandidaturën për president

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot i bëri thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, që nëse e ka ndërmend të kandidojë për president, të merr guximin dhe ta thotë këtë publikisht.

“Më pengon ajo, ndoshta do ta këshilloja, ja nëse i hyn në punë këshilla ime, të mos e publikojë në portale që paguhen nga zyra e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë. Vlerësoj që duhet të dalë, të merr guximin dhe të shpallë vetë kandidaturën, nuk ka nevojë të fshihet pas spineve të tilla. Pra, nëse vlerëson se do të arrijë një rezultat që do të jetë domethënës, atëherë pse të fshihet pas teksteve të tilla të porositura në portale që bashkëpunëtori i tij i financon me para publike”, tha Mickoski.

Banner

Related posts

Skendos Fightnight: Ndeshja e madhe e boksit mes Adyan Ajetit dhe Elham Dautit vjen më 26 shtator në Volketswil

Gjyla Halili

Dehari “kursen” qeverinë e re nga kritikat: Mërgimtarët janë kthyer në vendlindje, jemi koncentruar në kërkesat e qytetarëve

Gjyla Halili

TV 24: Mickoski dhe “Grupi i Zjarrit” të koordinuar në sulmet kundër Grubit

admin