AKTUALE

Mickoski: Rajonit i duhen politikanë që janë të gatshëm për dialog

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë qendrimit në Uashington, së bashku me kryetarët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Republikës së Malit të Zi, Milojko Spajiq u takuan me senatorin Jean Sain dhe senatorin Tom Tillis. Në një njoftim për media nga qeveria e RMV-së thonë se kryeministri Mickoski u fokusua në sfidat që është përballur rajonin duke shtuar se nevojitet një fillim i ri dhe një gjeneratë e politikanëve të gatshëm për dialog të arsyeshëm të bazuar në fakte.
Bllokadat, frenimet dhe pengesat duhet të jenë një relike e një kohe të shkuar. Është e mirëseardhur çdo iniciativë që është për bashkëpunim më të madh në rajon dhe që mund të sjellë jetë më të mirë. Nevojitet një fillim i ri dhe një gjeneratë e politikanëve të gatshëm për një dialog të arsyeshëm të bazuar në fakte”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se e ardhmja e rajonit, është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet për qytetarë si dhe lufta absolute kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që paraqet kërcënimin më të madh për progresin.

Banner

Related posts

EMRE METIN NESIMI Mbrojti me sukses titullin Hafiz i Kur’anit Fisnik

Gjyla Halili

Në foltoren kryesore të Samitit të Sigurisë Kibernetike në Paris: Dukaj porositi se qëndrueshmëria kibernetike e Ballkanit Perëndimor është çështje e sigurisë evropiane

Gjyla Halili

Një promovim ndryshe për autorin Pashko Camaj – në vendlindje, në zemër të Malësisë

Gjyla Halili