AKTUALE

Mickoski: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së më ka përcjellë me dronë mua dhe VMRO-DPMNE-në

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh, theksoi se në kohën kur ishin në pushtet LSDM-ja dhe BDI-ja, ilegalisht e kanë përcjellë atë dhe VMRO-DPMNE-në me drone dhe shtoi se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për ato çështje teknike operative. Sipas Mickoskit, ky është shkaku pse ekziston frikë tek “të njëjtët që përgjuan dhe urdhëruan”.
Micksoski shtoi se me dronë është incizuar shtëpia e tij, por edhe kur ka qenë nëpër takime në Prilep dhe se për gjithë këtë ekzistojnë dhe procesverbale zyrtare në shërbimet për zbulim dhe kundërzbulim.

Kryeministri Mickoski theksoi se kur do të vijë radha për përgjegjësi, opinioni do të informohet, por se qeveria nuk do të krijojë teatër siç ka bë qeveria e kaluar, në një sistem që është me rëndësi vitale për vendin.
E gjithë kjo do të prezantohet në mbledhje të mbyllur dhe e gjitha do të deklasifikohet. Ju e keni përcjellë liderin e opozitës me dronë, tani shkruani letra anonime Sa të doni shkruani, nuk mund t’i ikni përgjegjësisë”, tha Mickoski.
Sa i përket certifikatës së sigurisë të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, Mickovski porositi liderin e opozitës Venko Filipçe që ta ndryshojë ekipin që e brifon, sepse Hristovski posedon këtë certifikatë jo pesë, por 9 vite./Zhurnal

Banner

Related posts

Mickoski për partitë që dalin nga pushteti: Kemi marrëveshje parimore për paraqitje në zgjedhjet parlamentare, në bazë të së cilës do të funnksionojmë si qeveri e ardhshme

Gjyla Halili

Mexhiti: Të qëndrojmë në mbështetje të Ukrainës dhe të drejtës së saj për sovranitet

Gjyla Halili

Ahmeti: Marrëveshja paqësore e Ohrit na bëri dalëzotës dhe krenarë në vendin tonë

Gjyla Halili