Lajme

Mickoski paralajmëroi ndërtimin e një Qendre të re Klinike: Po shqyrtojmë një lokacion përballë pishinës “Boris Trajkovski“

Po shqyrtohet ndërtimi i një Qendre të re Klinike. Këtë e paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili theksoi se lokacioni i mundshëm do të ishte pranë pishinës dhe Qendrës Sportive Boris Trajkovski.

“Po mendojmë edhe për Qendrën e madhe Klinike, e cila duhet të ndërtohet në Shkup. Po shqyrtojmë një lokacion para pishinës ‘Boris Trajkovski’. Ai vend ndodhet pranë dy bulevardeve, ka qasje në gaz dhe është afër unazës së qytetit, që do të thotë se jo vetëm për kryeqytetin dhe për Maqedoninë e Veriut si shtet, por do të mund të tërheqim pacientë edhe nga vendet fqinje që do t’i shfrytëzojnë shërbimet e kësaj Qendre Klinike moderne. Plani është që nën Bulevardin Ilindenska të ndërtohet një kalim nëntokësor, i cili do të lidhet me spitalin ekzistues ‘8 Shtatori’. Këtu ndodhet edhe Qendra PET, të cilën po e zhvillojmë aktualisht, dhe e gjithë kjo do të lidhet me poliklinikën ‘Bukuresht’. Kjo do të thotë se projekti do të përfshijë një kompleks tërësisht të integruar”, tha Mickoski.

Ai shtoi se parcela në fjalë është pronë private dhe se po zhvillohen negociata me pronarin për shkëmbimin e tokës.

Sipas Mickoskit, aktivitetet e para për realizimin e projektit mund të nisin që vitin e ardhshëm.

Banner

Related posts

Telefoni dhe çelësat në breg/ U mbyt në Liqenin e Thatë, zbardhen detaje nga mbytja e 45-vjeçares, dyshohet se…

Admin2

Ali Ahmeti: Asgjë nuk na është dhuruar, çdo e drejtë është fituar me sakrificë

Admin2

Kasami në Prizren për 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare: Lidhja është gjallë

Admin2