AKTUALE

Mickoski në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kryeministri Hristian Mickoski do të qëndrojë për vizitë dyditore të punës në Bruksel ku do të ketë takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kaja Kallas, me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez dhe me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Kryeministri Mickoski bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani do të marrin pjesë në Samitin BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel në të cilin për herë të parë do të kryesojë kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Në Samit do të bisedohet për integrimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes Planit të rritjes, si dhe për çështje të jashtme, të sigurisë dhe emigrimit.

Gjithashtu, kryetari i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane.

Banner

Related posts

Osmani sot bën homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër

Gjyla Halili

Mexhiti prezanton qëndrimet e RMV-së për ndryshimet klimatike

Gjyla Halili

Ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Gjyla Halili