AKTUALE

Mickoski komenton letrën e Ahmetit dërguar drejtuesve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk e ka parë letrën e dërguar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik, por theksoi se duhet kushtuar vëmendje çdo letre të çdo qytetari.
Jo, nuk e kam parë. Ndryshe marr shumë letra dhe i lexoj çdo ditë, marr shumë mesazhe dhe komunikimit me qytetarët i afrohem me shumë kujdes. Ahmeti është qytetar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje çdo letre të çdo qytetari, kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. Siç tha zëvendëskryeministri Mexhiti, ne nuk luajmë futboll, ne punojmë dhe jemi përgjegjës”, tha Mickoski.

Banner

Related posts

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë të privuar nga dëshirat, vështirësi për qiranë

admin

Fakulteti Pedagogjik i UT-së e intensifikon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup

admin

“Oda Kërçovare” në Zvicër e nderuan mysafir nga Kërçova dhe Tirana

Gjyla Halili