AKTUALE

Mickoski: Kemi buxhet dyfish më të madh për shkencën dhe mbështetje për shkencëtarët tanë, krahasuar me vitin 2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me paralajmërimet për rritjen e investimeve në arsim dhe çfarë do të thotë kjo konkretisht për komunitetin arsimor, deklaroi:

“Në shkencë, krahas këtyre investimeve infrastrukturore, do të thosha kapitale, nëse krahasohet buxheti i këtij viti me atë të vitit 2024, do të arrini në një rritje të dyfishtë. Tani është diku rreth 770 milionë denarë në vit, mbështetje për shkencëtarët dhe hulumtuesit tanë. Por nuk është vetëm kjo, si Qeveri gjithashtu kemi mundësuar qasje falas në dy baza të revistave shkencore, ato janë ‘Web of Science’ dhe ‘Scopus’, të cilat po ashtu për herë të parë janë siguruar nga Qeveria, që të jenë me qasje falas në mënyrë që shkencëtarët dhe hulumtuesit t’i përdorin kur krijojnë punimet e tyre shkencore. Kështu që absolutisht vazhdojmë të investojmë edhe në shkencë dhe ky është prioriteti ynë i parë.”

Banner

Related posts

Ahmeti nga Prishtina: Kosova ka mbështetjen time të parezervë

admin

Mexhiti: Kreshnik Bekteshi ka kërkuar që të gjithë bashkëmendimtarët e “Grupit të Zjarrit” të largohen nga BDI

admin

Drejtori i Ansamblit shqiptar në RMV z.Shkodran Tolaj dhe drejrori i ansamblit „Shota“ nga Kosova z.Mehmed Xhemajli të ftuar në manifestimin „ Familja Ballkanike“ në Akademinë e Shkencave në Sofje

admin