AKTUALE

Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nesër, më 22.10.2026 (e enjte), do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Sveti Stefan, Mal të Zi. Në samit do të diskutohet për ndërlidhjen ekonomike të rajonit, sigurinë dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Para fillimit të ngjarjes janë paraparë deklarata të shkurtra për mediat, ndërsa në sesionin kryesor, Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, do të shpalosë mundësitë dhe qëndrimet e Maqedonisë lidhur me ekonominë, sigurinë, integrimin evropian dhe konkurrueshmërinë e rajonit.

Samiti shënon përmbylljen e kryesimit të Malit të Zi me Procesin e Berlinit. Përveç liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të do të marrë pjesë edhe kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, i cili është përkrahës i fuqishëm i përparimit të rajonit dhe integrimit të tij në Bashkimin Evropian.

Banner

Related posts

LSDM kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Onkologjisë, Taravarit dhe Klekovskit

Gjyla Halili

Shqiptohen 113 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjyla Halili

Grubi: BDI-ja fituese absolute e zgjedhjeve, fiton 50% të votave kundrejtë derivative të saja

Gjyla Halili