AKTUALE

Mickoski: 20% është bërë i papërshtatshëm, shumë shpejtë do ta përmirësojmë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski sot në një dalje për media foli edhe për Ligjin për Përdorimin e Gjuhës. Mickoski tha se në nenin 9 dhe 10 thuhet saktësisht 20%, duke shtuar se kjo është bërë e papërshtatshme, por që do të tejkalohet shumë shpejtë.

Siç jam i informuar, bëhet fjalë për nenin 9 dhe 10 të ligjit. Dhe ata dy nene, siç janë formuluar janë në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe në kundërshtim me Ligjin për Gjuhët. Kështu që mendoj se është një informalitet rutinë që do të korrigjohet, dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me Ligjin për Gjuhët. Do të kthehet në procedurë parlamentare. Pres adotpim të suksesshëm. Të gjithë ata që normalisht hyjnë në fushëveprimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, flasim për të gjithë ata persona që janë sa 20%, nëse e lexojnë këtë ligj dhe nenin 9 dhe nenin 10 thotë saktësisht 20%. Paksa e papërshtatshme është bërë kjo, dhe me një formulim që do të bëhet do tejkalohet shumë shpejt”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Banner

Related posts

Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re

Gjyla Halili

2 VJET PAS SHPALLJES “QYTETAR NDERI” I PRIZRENIT TË UDHËHEQËSIT ALI AHMETI 

Gjyla Halili

Kryeministri Hristijan Mickoski nga Brukseli: Maqedonia e Veriut e vendosur drejt fillimit të negociatave me BE-në

Gjyla Halili