AKTUALE

Mexhiti: Taravari të reflektojë! Është pjesë e VLEN-it, e dëshirojmë brenda VLEN-it

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i bëri thirrje Arben Taravari që të reflektojë, pasi siç tha, ai është pjesë e VLEN-it dhe e duan që të jetë brenda koalicionit, shkruan TV21. Mexhiti tha se edhe qytetarët dhe votuesit kërkojnë që subjektet politike të shkrihen në VLEN, që siç tha, në këtë formë ka konkurrencë mes partive shqiptare dhe njëkohësisht nuk digjet vota.

“Edhe publikisht e ftojë që të reflektojë z.Taravari. Është pjesë e VLEN-it, e dëshirojmë brenda VLEN-it. Qytetarët kërkojnë që subjektet të shkrihen në një subject të vetëm që të ketë dy tabore politike në kampin politik shqiptar, kjo është opsioni më i mirë, të ketë konkurrencë mes shqiptarëve. Mos të jetë një subjekt por të mos jenë as 10 që të përçahet dhe të digjet vota shqiptare”, tha Mexhiti.

Banner

Related posts

Flights to these big cities will be mega cheap in November

admin

Blerim Bexheti: Në Svillarë u dëshmua bashkimi dhe besimi për fitoren e 19 tetorit!

Gjyla Halili

Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Durrës, lëkundjet ndihen edhe në Lushnje

admin