AKTUALE

Mexhiti takon kuvendin studentorë të Universitetit ” Nënë Tereza”

Është gjithnjë fymëzuese të takohesh me studentët, të cilët janë subjekte të palodhshme të ndryshimeve në shoqëri.

Në takimin e sotëm me kuvendin studentorë të Universitetit “Nënë Tereza” në objektin e Qeverisë, biseduam çiltërsisht për të ardhmen, për sfidat e nevojat e tyre.

Universiteti është dije e aktivizëm për vlera universale. Prandaj, qeveria jonë do të jetë edhe aktive për të sjellë ndryshime rrënjësore, edhe mike e dijës e studentëve. Mbi të gjitha, Qeveria jonë është e përkushtuar për të përmirësuar kushtet akademike e për të lehtësuar jetën studentore.

I dëgjova me vëmendje studentët dhe i shënova me kujdes kërkesat e tyre, të cilat do të adresohen. Rimëkëmbja e cilësisë në arsim, rregullimi i kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” dhe zgjidhja e problematikës me shujtën e subvencionuar janë në krye të listës sonë për t’u zgjidhur.

Ishte takimi i parë, por, pa fije dyshimi, nuk do të jetë i fundit, pasi raportet tona do të jenë përherë të afërta.

Banner

Related posts

Diaspora në New Work, i jep përkrahje të fuqishme “Forumit Shqiptar” në Malësi

admin

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.7 përqind

Gjyla Halili

Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare para Komisionit për Çështje Evropiane

Gjyla Halili