AKTUALE

Mexhiti: S’është me rëndësi kush janë kryetarët, me rëndësi janë banorët

Zv/kryeministri i parë Mexhiti i gatshëm për të ndihmuar komunat e Sarajit dhe Tearcës në përgatitjen e projekteve: S’është me rëndësi kush janë kryetarët, me rëndësi janë banorët.

Në një intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti siguron se aspak nuk i ndajnë komunat në baza partiake. Shpreh edhe gatishmëri për t’i ndihmuar për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte.

“Duke i ditur kapacitetet e komunave rurale në këtë rast Saraji dhe Tearca ne si ministri do të jemi në shërbim edhe me çështje kuadrovike edhe përgatitjen e projekteve edhe për t’i ndihmuar pra që edhe ato t’ia dalin me sukses dhe të përfitojnë sepse për ne nuk është me rëndësi kush janë kryetarët e komunave, për ne me rëndësi është që edhe banorët e Tearcës dhe Sarajit të përfitojnë dhe të zgjidhen problemet e tyre dhe të kenë infrastrukturë më të mirë dhe të kenë një standard më të mirë jetësor”, tha Mexhiti për TV21. https://youtu.be/plKzmhtXkcA

Banner

Related posts

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

Gjyla Halili

Marsh protestues në Tetovë, Rexhepi: Zëri i qytetarëve është zëri i dinjitetit

Gjyla Halili

Rritja ekonomike në BE më e ngadalshme sesa pritej, parashikimi është ulur në 1.4 për qind

admin