AKTUALE

Mexhiti: Patëm takim të rëndësishëm me presidentin Erdogan

Sot, së bashku me kryeministrin Mickoski dhe ministrin e Jashtëm Mucunski, zhvilluam një takim tejet të rëndësishëm me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i partneritetit strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Pas takimit, nënshkruam Deklaratën e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim, një hap kyç që do ta çojë marrëdhënien tonë në një nivel të ri dhe më të thellë.

Ky këshill do të përcaktojë strategjinë për bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe si politika, siguria, mbrojtja, tregtia, energjetika, arsimi, rinia, shëndetësia, transporti, transformimi digjital, bujqësia, infrastruktura, mediat, komunikimi, kultura, turizmi, shkenca, sporti dhe lidhjet mes qytetarëve të të dy vendeve.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fortë, më të thellë dhe afatgjatë mes dy vendeve tona!

Banner

Related posts

Rinia e Frontit Europian hapi shtabin zgjedhor në qytetin e Gostivarit

Gjyla Halili

VLEN nuk e mbështet protestën e të shtunës, por garanton se nuk do të arrestohen ish ushtarët e UÇK-së

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Xhepçishti vendosi që Nadmir Idrizi të jetë kryetar i nëndegës Xhepçisht

Gjyla Halili