AKTUALE

Mexhiti: Nuk shoh se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Kreu i Lidhjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti thotë se nuk sheh nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale në tetor. Mexhiti thotë se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe e sigurt.

“Ndërsa sa i përket shumicës, është stabile, e sigurt. Në historinë e Maqedonisë nuk di ndonjë qeveri tjetër që ka pasur numrin kaq të madh pra të deputetëve në mbështetje të politikave të qeverisë dhe të qeverisë. Zgjedhje do të ketë, dhe ato janë zgjedhjet lokale në tetor, ku qytetarët do të vlerësojnë VLEN-in si koncept, apo Frontin Europian në anën tjetër. Janë dy koncepte politike ku qytetarët do të kenë sërish pluralizëm, do të kenë mundësinë për të zgjedhur njërën apo tjetrën, ndërsa zgjedhje të tjera dmth, as nuk shoh nevojë politike, as nevojë të numrave”, tha Mexhiti.(tv21)

Banner

Related posts

Gjorgjievski: Inflacioni global mund të ndikojë edhe në RMV

Gjyla Halili

Bytyqi: Sundimi i ligjit është pika e dobët në vend, opozita nuk ka asnjë ofertë

Gjyla Halili

KOVAÇEVSKI I REVOLTUAR ME GJYQËSORIN: SI KA MUNDËSI QË SHBA-TË, MIJËRA KILOMETRA LARG, KANË INFORMACIONE QË NE NUK I KEMI PËR MERKON

admin