AKTUALE

Mexhiti: Mickoskit i duhet partner shqiptar për qeveri, partner shqiptar për momentin është vetëm VLEN!

Izet Mexhiti nga VLEN sot në Çair tha se kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit për formimin e qeverisë i duhet partner shqiptar, pasi në koalicion ka nga të gjitha bashkësitë e tjera etnike, përcjell TV21. Mexhiti tha se për momentin, i vetmi koncept i pastër shqiptar në politikën në RMV, është VLEN.

Edhe marrëveshja e majit që u nënshkrua në vitin 2007, kërkonte, aty qëndron, fituesi te shqiptarët dhe fituesi te maqedonasit të formojnë qeveri të re. Tani mendoj se BDI e ka thyer këtë, sepse nuk është koncept shqiptar, por hyri në koncept multietnik, në koncept qytetar, gjithë këtë e bëri pas 22 viteve, të shpëtojë me votat e turqve, boshnjakëve dhe legjitime ishte ajo, por tani nuk mund të thirren se i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Koncept i pastër shqiptar është VLEN dhe normalisht që Mickoski ka turq, boshnjakë dhe bashkësi tjera etnike në koalicionin e VMRO-DPMNE-së, për të qenë fotografia e plotë, atij i duhet partner shqiptar, partner shqiptar për momentin është vetëm VLEN”, deklaroi Mexhiti.

Banner

Related posts

Ndryshimet kushtetuese janë çështje teknike, tashmë në Kushtetutë keni duzinë pakicash, thotë diplomati francez Fushe

admin

BE-ja mirëpret vendimin e Konjufcës për të konsultuar në Komisionin e Venecias Ligjin për KPK-në

admin

VLEN: BDI me politikat destruktive nxorri në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Gjyla Halili