AKTUALE

Mexhiti: Ligji për Gjuhët nuk do të preket! Pse i kanë nxjerrë tendat, vetëm ata e kanë të qartë

Zëvendëskryeminsitri i parë, Izet Mexhiti, në një pres-konferencë për media foli edhe për vendosjen e tendave nga BDI para Gjykatës Kushtetuese, përcjell TV21. Mexhiti tha se Ligji për Gjuhët nuk do të preket.

“Ne nuk jemi prej atyre që vetëm konstatojmë. Nëse u abrogu nga Gjykata Kushtetuese e tyre balancuesi, ne kemi marrëveshje politike që të avanohet në ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ne si VLEN tham se ligji nuk do të preket, Gjykata Kushtetuese e vërtetoi këtë. Ka dal dokumenti që nuk preket as ligji i gjuhëve, po as përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Të njëjtën e tha kryeminsitri, të njëjtën e tha kryetarja e shtetit, pse i kanë nxjerrë tendat vetëm ata e kanë të qartë. Nuk e kanë hallin të gjuha, e kanë hallin te korrupsioni, dhe te përgjegjësia që tashmë veç po e japin”, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti

Banner

Related posts

Flakron Bexheti: Thirrjet si “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” është meritë nga VLEN-i

Gjyla Halili

Ministrja austriake e Punëve të Jashtme Majnl-Rajsinger në Shkup

Gjyla Halili

Shqiptohen 135 gjoba në komunikacion në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili