AKTUALE

Mexhiti: Ka një thënie ‘mos e sjell punën me të vajtu Stambolli’, po s’ma ka marr mendja se këta i vajton Vuciqi dhe Beogradi

I pyetur se si i komenton reagimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përzihet në punët e brendshme në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti duke aluduar në pushtetin aktual në vend, tha se “këta po i vajton Vuçiqi dhe Beogradi”.

“Po këto që kishin reagime të ashpra për përzierjen e z.Kurtit në Maqedoni, nuk i dëgjoj që të reagojnë për përzierjen e Vuçiqit në Maqedoni. Seriozisht pra, më vjen keq pra se ka një thënie në të kaluarën “Mos e bjer punën me të vajtu Stambolli”, por s’ma ka marr mendja se këta i vajton Vuçiqi dhe Beogradi”, tha mes tjerash Mexhiti.

https://www.facebook.com/watch/?v=1462764537787262&t=3

Banner

Related posts

Meidani në Dibër për Skenderbeun: Le ta kujtojmë duke e ndërtuar bashkimin aty ku historia ka mbjellë ndasi

Gjyla Halili

Vdekja e Papa Françeskut, vjen reagimi i Donald Trump

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Roli i grave shqiptare kyç për një shoqëri më të drejtë dhe të zhvilluar

Gjyla Halili