AKTUALE

Mexhiti i reagon Osmanit: Mund ta shtjelloj në detaje MO-në! Në atë kohë bëje karrierë si kirurg, unë bllokoja udhëkryqe dhe protestoja

Lideri i Lëvizjes Demokratike – VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratës së Bujar Osmanit të BDI-së – Fronti Europian për shumisën prej badenterit – e cila sipas tij është kusht për formimin e Qeverisë, transmeton TV21.

Mexhiti, ka ndaluar në pjesën kur Osmani përmend Marrëveshjen e Ohrit, duke u arsyetuar se kushti i Frontit Europian ka dalë nga aty.

Mexhiti ia ka kujtuar Osmanit periudhën kur është hartuar Marrëveshja e Ohrit, duke i thënë se në atë kohë ai bënte karrierë prej kirugu kurse ai ka bllokuar rrugë dhe ka protestuar.

“E nëse z. Osmani mendon se duhet t’ia shtjelloj në detaje Marrëveshjen e Majit, jam i gatshëm që edhe këtë ta bëj në çdo kohë. Për dallim prej tij, i cili në atë kohë bënte karrierë si kirurg, unë kam bllokuar udhëkryqet, kam protestuar, dhe jam përplasur me politikanin e tij të preferuar të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Por, nëse Bujari mendon se është njësoj të negociosh të drejtat e shqiptarëve dhe lirinë e Gruevskit, kjo flet për derexhen ku është katandisur BDI dhe për këtë ilaçi i vetëm është vota e shqiptarëve për opozitën me 8 maj.
Qeveria e ardhshme reformuese me mandat të plotë 4 vjeçar do të jetë stabile me mbi 70 deputetë, me shumicë të badinterit, pa BDI dhe pa Levica e Desnica”, shkroi Mexhiti në rrjetin social “Facebook”

Banner

Related posts

Sot mblidhet Kryesia Qendrore e ASH-Taravari, pritet të merret vendimi për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

REISUL ULEMASË MORI PJESË NË PËRCJELLJJEN PËR NË BOTËN TJETÊR TË MERHUMIT HAFIZ EMIN EF. HASANI NGA NEGOTINA

admin

Mexhiti: Dorëheqjet i japin për skandalet korruptive, listat e zeza dhe kazinotë

admin