AKTUALE

Mexhiti: BDI e priste te dera Mickoskin derisa ne zhvillonim negociatat për Qeverinë e re!

Banner

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se ka qenë me kohë i informuar për ofertën që funksionarët e BDI-së ia kanë bërë kryeministrit Mickoski për t’u bërë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Mexhiti tha se oferta e BDI-së ishte e ulët dhe rrezikonte të rrënonte pozicionet e VLEN-it në bisedime.

“Duke i bërë bisedimet për formimin e qeverisë, faktikisht ka qenë rrënim I pozicionve tona politike, sepse ne duke biseduar me ata për të formuar qeveri, këta ishin tek recepcioni poshtë me oferta joshëse vetëm për të qenë pjesë e qeverisë, edhe me gjysmën e resorëve dhe pa hyrë aspak tek pjesa programore, pjesa politike. Kushti i vetëm ka qenë me çdo kusht të jenë edhe në këtë qeveri”, tha Mexhiti.

LAJM: A ju ka treguar Mickoski emrat e atyre që i kanë shkruar?

Mexhiti: Po. Janë pjesë e Frontit Evropian. Dy eksponentë janë të BDI-së dhe njëri është partner nga “Fronti Evropian”, nëse e kanë ende sepse kanë filluar të lëvizin.

LAJM: Përse mendoni se ka ardhur një ofertë e tillë nga “Fronti Evropian”?

Mexhiti: Atë e dinë ata më mirë. Ata nuk e kanë hallin as te qytetarët, as te pikat programore, as te gjuha e balansuesi, por kanë hallin e vetë. Mendojnë se duke qenë pjesë e qeverisë, mund t’i ikin përgjegjësisë.

Related posts

Mickoski: Nuk do të ketë Ndryshime Kushtetuese deri në fund të vitit

Gjyla Halili

Rita Ora shkëlqen me një pallto portokalli në New York, pak para mbrëmjes së madhe të Met Gala

Gjyla Halili

Albian Sinishtaj:Rrugës tonë do ti përmbahemi me fanatizëm,sepse jua kemi borxh të parëve,vetes dhe pasardhësve tanë

admin