AKTUALE

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë qëndrimit në Uashington ka takuar kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Souz.
Postimi i plotë:

Bashkëpunimi me SHBA-në nuk është thjesht një opsion, është një garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë. Takimet që po zhvilloj këto ditë në Uashington janë dëshmi e përkushtimit tonë për të forcuar këtë miqësi dhe për të avancuar zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.
Në takimin e radhës pata kënaqësinë të bisedoj me kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Souz, mbi çështje thelbësore me rëndësi për të dyja vendet tona. Partneriteti me SHBA-në është shtyllë e stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, dhe ne mbetemi të përkushtuar për ta forcuar edhe më tej këtë lidhje strategjike!

Banner

Related posts

Mickoski me porosi: Vizioni im është i qartë, Maqedonia do të jetë shtet ku sundon ligji dhe ku nuk ka vend për personat e korruptuar!

Gjyla Halili

Drejtësi apo instrumentalizim politik? Një analizë mbi rastin Artan Grubi

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve

Gjyla Halili