AKTUALE

Mexhiti: 9 milion denarë për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Serovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën Nexhat Agolli, në Komunën e Çairit dhe shtoi se Çairit i detyrohen 9 milionë euro shtesë në vitin 2025.

Mexhiti theksoi se vlera e përgjithshme e projektit të mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbi 9 milionë denarë dhe është një projekt shumë thelbësor për banorët e rrugës Nexhat Agolli.

“Ky projekt do të lidhë rreth 50 amvisëri në rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe me përfundimin e tij për dy muaj, banorët do të kenë edhe një rrugë të asfaltuar plotësisht me vlerë të përgjithshme prej 2.8 milionë euro. ”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Ai shtoi se me këtë projekt fillon realizimi i një sërë projektesh infrastrukturore në komunën e Çairit, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Si Ministri dhe si Qeveri, shtoi Mexhiti, po investojmë në të gjitha komunat për një qëllim të vetëm, përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve që na dhanë votën dhe mbështetjen për të punuar për ta.

Banner

Related posts

Qytetarët mund të paraqesin shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321

Gjyla Halili

Vërshojnë largimet nga Lëvizja Besa në Tetovë, anëtarë të këshillave vendorë kalojnë në PDE

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Shqiptarë, të gjithë në mbrojtje të Kosovës!

admin