AKTUALE

Meta tha se prona e shqiptarëve është e pasigurt, i përgjigjet Lame: Nuk regjistrove as Presidencën, ta kërkova, por refuzove! Thirrje edhe Begajt

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës nga protesta e 11 shkurtit, në të cilën tha se prona e shqiptarëve është e pasigurt. Në konferencën ku tregoi arritjet për vitin 2022 të Kadastrës, Lame tha se do t’i përgjigjet me shifra. 250 mijë familje theksoi ai se kanë marrë certifikatën e pronësisë për vitin 2022.

 

Ndërkohë, kreu i Kadastrës iu kthye edhe faktit se shumë institucione shtetërore janë të paregjistruar mes tyre edhe Presidenca. Lame thotë se që në kohën kur Meta ishte president u ka bërë thirrje që ta regjistrojnë institucionin, por kanë refuzuar.

 

Meta deklaroi që prona shqiptareve është e pasigurt se kur vetë presidenca është e paregjistruar merreni me mend se c’bëhet me pronën e shqiptarëve. 250 mijë familje që marrin certifikatën i jep përgjigje. Do i kujtoja Metës që kur ka qenë President i kam bërë thirrje publike ejani të regjistroni Presidencën dhe oborrin për ta shpëtuar nga kafshimet. Nuk u përgjigjën në atë kohë. I kam bërë sërish thirrje presidencës para një muaji për ta regjistruar, jo vetëm për ta shpëtuar nga kafshimet e mëtejshme, po se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin në këtë proces do shërbente si busull për shumë familje e institucionet për të bërë regjistrimin e tyre.

Banner

Related posts

Shqetësuese: Në ditën e parë të fushatës, qytetarët denoncojnë ofertat e para për shitblerje të votës

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell si dhe me reshje të dobëta lokale shiu

Gjyla Halili

Kush janë emrat që pritet të jenë nënkryetarë të BDI-së?!

Gjyla Halili

Leave a Comment