SHQIPËRI

Mësohet arsyeja e vrasjes së 6 shqiptarëve në Greqi

Banner

Athina është tronditur pasditen e sotme pas vrasjes me armë zjarri të 6 shqiptarëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe Arionos, në Artemisa. Policia greke është ngritur në këmbë…

Athina është tronditur pasditen e sotme pas vrasjes me armë zjarri të 6 shqiptarëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe Arionos, në Artemisa.

Policia greke është ngritur në këmbë dhe është vënë në ndjekje të një makine të zezë me të cilën autorët arritën të arratiseshin nga vendi i ngjarjes.

Pesë prej të vdekurve u gjetën brenda një makine Ford Focus me targa gjermane, ndërsa një tjetër u gjet jashtë makinës.

Siç raportojnë mediet greke, paraprakisht bëhet fjalë për larje hesapesh mes grupeve mafioze shqiptare.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja që i përkasin një pistolete 9 mm.

Njoftimi zyrtar i EL.AS:

“Pak kohë më parë janë gjetur 6 të plagosur për vdekje pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Artemisë. Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës”.

Vihet re se thirrja fillestare në qendrën EKAB është bërë në orën 18:31 dhe mbërritja në vendngjarje në orën 18:41, me një makineri dhe një njësi mjekësore të lëvizshme.

Related posts

Arrestohet polaku në Tiranë, i shumëkërkuar për një tentativë vrasjeje

admin

Dita e Gruas, Rama: Nënat e papuna me 3 e më shumë fëmijë, do u paguhen sigurimet

admin

Kurioz se si duket Marsi? NASA publikon për herë të parë pamjet 3D nga planeti i mistershëm

admin

Leave a Comment