KOSOVË

Mesazhe provokuese në rrugët e Serbisë:“Kur të kthehet ushtria në Kosovë”

Në rrugë të ndryshme të Serbisë janë parë në ditët e fundit grafite ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”. Slogani u shfaq për herë të parë në një ndeshje miqësore futbolli të disa ditëve më parë mes skuadrës serbe Crvena Zvezda dhe asaj italiane, Fiorentina. Në atë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një gazetare dhe studiuese serbe, Ivana Stradner, ka publikuar në llogarinë e saj në platformën X (të njohur më parë si Twitter) një video ku shihet një burrë duke u punuar një lloj i tillë grafiti në një rrugë të Serbisë. “Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo.

Sipas zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, tifozët e Crvea Zvezdës shpalosin shpesh parulla me mesazhe të cilat regjimi i Vuçiçit dëshiron t’i japë, por pa pranuar autorësinë. “Ai ka nevojë për veprime të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik”, shkruante Bislimi disa ditë më parë.

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar që prej përplasjeve mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, në ditën e marrjes së detyrës së kryebashkiakëve të rinj në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Zgjedhjet e parakohshme ishin mbajtur për shkak se, me porosi nga Beogradi, zyrtarët serbë në administratën e Kosovës u larguan të gjithë nga detyra. Prej asaj kohe, Prishtina zyrtare ka pranuar të zhvillojë zgjedhje të reja, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Banner

Related posts

“E turpshme si kapen për fyti shqiptarët”, Edi Rama reagon pas rrahjeve në Kuvendin e Kosovës

admin

Asociacioni s’duhet pranuar pa ardhur njohja nga Serbia

admin

Evakuohet Parlamenti i Malit të Zi, denoncime për bomba në disa shkolla

admin

Leave a Comment