AKTUALE

Mërgimtarët vitin e kaluar kanë dërguar 310 milionë € në Maqedoni

Banner

Mërgimtarët vitin e kaluar dërguan 310 milionë euro në Maqedoni, ose 2 për qind të PBV-së. Edhe pse po shënojmë suficit, dotacionet personale nga vendet e huaja për Maqedoninë në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit prej 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022.

Nga vendet e rajonit në shifra absolut më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.

Në vitin 2024, suficit në transfertat personale kanë nëntë vende nga BE-ja, mes të cilave Kroacia (2,6% e PBB-së), Bullgaria (1,3%) dhe Portugalia (1,2%). Në të kundërt, Malta (-2,8%), Qiproja (-0,9%), Belgjika (-0,6%), Greqia, Spanja dhe Franca (secila nga -0,5%), treguan deficite më të mëdha të transfertave personale si pjesë e PBB-së së tyre, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Transferet personale të parave të dërguara nga banorët e BE-së ndaj personave që nuk janë banorë të BE-së, vitin e kaluar arrijnë 52,1 miliardë euro, që është rritje prej 6% në krahasim me vitin 2023 (49,2 miliardë euro), ndërsa fluksi i transfertave personale ndaj amvisërive për banorë të BE-së arrin gjithsej 14,8 miliardë euro, që është rritje prej 7% në krahasim me vitin 2023.

Në pesë vitet e fundit është shënuar rritje e madhe e fluksit të transfertave personale. Fluksi është rritur për 51%, ndërsa qarkullimi rritje në mënyrë më të ngadaltë, duke u rritur për 26%. Si rezultat i kësaj, ka zgjerim të bilancit negativ për BE-në në krahasim me vendet që nuk janë anëtare të BE-së, duke arritur 37,3 miliardë euro në vitin 2024.

Related posts

Fatmir Dehari dhe “Oda Kërçovare” Zvicër mysafir në familjen Hajdini në Shba

Gjyla Halili

Drejtori Ajdini përgëzon për penzionim kolegun Xhemil Shaqiri

Gjyla Halili

Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut feston Pavarësinë e Kosovës në Bashkinë e Qytetit

Gjyla Halili