SPORT

Më në fund edhe Xavi flet për kthimin e Messit te Barcelona

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë e paqartë. Ylli argjentinas ende nuk e ka vazhduar kontratën me PSG-në, ndërsa spekulimet për skuadrën e tij të re janë nga më të ndryshme.

Një mundësi që përmendet mjaft shpesh, sidomos nga tifozët e Barcelonës, është rikthimi i tij në “Camp Nou”.

Lidhur me këtë mundësi ka folur edhe ish-bashkëlojtari i tij, tashmë trajner i Barcelonës, Xavi Hernandez.

“Lojtari më i mirë në botë dhe në histori do të jetë gjithmonë në gjendje të përshtatet në ekip. Tashmë kam thënë se kjo është shtëpia e tij, se dyert për të janë gjithmonë të hapura. Nuk kam çfarë të them më shumë. Ai është shoku im, ne mbajmë kontakte gjatë gjithë kohës. Ne diskutojmë shumë gjëra me presidentin, por shumë do të varet nga Messi, nga ajo që ai dëshiron të bëjë më pas, dhe gjithashtu nga ajo që i nevojitet klubit. Por padyshim që shtëpia e Messit është këtu. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha Xavi.

Banner

Related posts

Dëmtimi i Rashford “tremb” Manchester United

admin

AF Elbasani – Vora, Mërgjyshi e konsideron si sfidë Superioreje

admin

Shkëlqen Elfat Mustafi, fitues në eventin prestigjioz “Milano in the Cage 15” kundër Jouini

Admin2

Leave a Comment