AKTUALE

MË 5 PRILL 2025 FESTOHET NË NEW YORK114 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE DHE 30 VJETORI I SHOQATËS MALËSIA E MADHE – NY

Më 5 Prill 2025 Shoqata Malësia e Madhe në New York organizon një mbrëmje festive në nder të 114 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Malësia e Madhe – NY. Me rastin e 30 vjetorit, shoqata Malësia e Madhe – New York shpreh mirënjohje e falenderim për çdo anëtar në 30 vite, kryetar e person të zgjedhur për lidershipin e treguar në këto 3 dekada angazhim e përkushtim patriotik, atdhetar e komunitar. Shoqata Malësia e Madhe – New York është krenari kombëtare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përpjekjet e anëtarëve të shoqatës sonë për komb e komunitet si në Malësi e në New York ka qenë i jashtëzakonshëm dhe meriton vlerësim, respekt e nderim të thellë prej të gjithëve.
Këtë mbrëmje festive e nderon si folës kryesor historiani Dr. Paulin Marku, gjithashtu pritet dhe një delegacion nga Komuna e Tuzit.

Saturday, April 5th
Eastwood Manor
Doors Open 7pm
Leke Dedvukaj | Gjystina Bojaj
📚 Dr. Paulin Marku

Banner

Related posts

8 Marsi / Bexheti morri pjesë në manifestimin organizuar nga Aktivi Politik i Gruas – BDI Saraj

Gjyla Halili

Ali Ahmetit do t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Gjyla Halili

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Gjyla Halili