AKTUALE

Marshi i drejtësisë, Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte e pastër si loti, uroj lirim të shpejtë për çlirimtare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka komentuar ngjarjen e sotme “Marshi për Drejtësi” i cili u mbajt në Prishtinë.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti shkruan se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe një kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb.

Statusi i plotë:

Sot mbarë kombi u bë bashkë për drejtësi dhe përbtë kërkuar lirimin e menjëhershëm të bijve të vet që i dolën në mbrojtje atdheut të tyre nga kthetrat e okupimit serb.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e bashkëveprimtarëve të mi ishte e pastër si loti, kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb, veprim ushtarak që kishte përkrahjen e madhe të botës perëndimore, ashtu siç sot e ka dhe Ukraina kundër okupimit rus.

Uroj lirimin sa më të shpejtë të tyre dhe ti presim kështu si sot në numër kaq të madh, ashtu siç e meritojnë.

LIRIA KA EMËR!🇦🇱

Banner

Related posts

Lloga ju shkruan përkrahësve të Taravarit: Borxhin për bashkimin e Aleancës rreth Ziadinit e presim

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme të Shpat Kasapit

Gjyla Halili

Faton Ahmeti falenderon Ahmetin dhe këshillin e përgjithshëm për besimin e dhënë

Gjyla Halili

Leave a Comment