AKTUALE

Marshi i 17 shkurtit – “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik se ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirës publike, me qëllim të organizimit të marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Marshi, tashmë do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe me legjislacionin në fuqi.

“Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Komuna, leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar kështu mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, shkroi platforma në Facebook.

Njëherësh, Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet.

“Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”, shkruhet në Facebook.

Banner

Related posts

Mickoski: Vizita në SHBA ishte jashtëzakonisht e dobishme dhe frytdhënëse, pres që rezultatet të jenë të dukshme, intensive dhe të mëdha

Gjyla Halili

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

admin

Bogovina me përkrahje masive për Bujar Osmanin

Gjyla Halili