SPORT

Marseille eliminon PSG-në nga Kupa e Francës

Olympique de Marseille ka triumfuar përballë Paris Saint-Germainit në derbin klasik francez të zhvilluar Stade Velodrome dhe është kualifikuar në çerekfinale të Coupe de France.

Pas gjysmë ore lojë u akordua penallti në favor të ekipit vendas, përgjegjësinë e mori Alexis Sanchez dhe u tregua i saktë (31’).

Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), Sergio Ramos i barazoi shifrat duke realizuar me kokë falë harkimit të Neymar nga këndi.

Në pjesën e dytë, Ruslan Malinovsky shënoi një gol shumë të bukur (57’) nga jashtë zonës për ta rikthyer epërsinë e nikoqirëve.

Në vijim nuk u shënuan gola të tjerë dhe Marseille siguroi pjesëmarrjen në çerekfinale të Coupe de France në dëm të Paris Saint-Germainit.

Banner

Related posts

Dita e Arsenalit – Kreu

admin

Sneijder tek Ajax? – Kreu

admin

Drejtuesit e PSG kanë marrë vendim të prerë për sulmuesin Neymar

admin

Leave a Comment