AKTUALE

Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit!

Në orën 7:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e tetë lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) kanë konfirmuar se të gjitha vendvotimet janë hapur.

Votimi po zhvillohet në 3.474 vendvotime, ku deri në orën 19:00 të drejtën e votës mund ta ushtrojnë gjithsej 1.832.415 qytetarë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025 marrin pjesë 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe janë paraqitur 576 lista për këshillat komunalë, me gjithsej 10.490 kandidatë.

Një ditë para zgjedhjeve, votuan të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara, si edhe banorët e shtëpive të të moshuarve.

KSHZ njoftoi se vlerësimet e para për rrjedhën e votimit dhe pjesëmarrjen do t’i publikojë në një konferencë për shtyp në orën 09:30.

Rezultatet e para paraprake nga zgjedhjet lokale, KSHZ pritet t’i shpallë brenda 12 orëve pas përfundimit të votimit.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Tani më të gjithë e kanë kuptuar se ndryshimi po ndodhë dhe ska kush që e ndalë

Gjyla Halili

Gjykata bullgare: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë, dëmshpërblim prej mbi 10.000 € për secilin paditës

Gjyla Halili

Kërkesa e Osmanit për cerifikimin e politikanëve, “therrë” në sytë e Siljanovskës

Gjyla Halili