AKTUALE

Maqedonia e Veriut vendi më i palumtur në Ballkan

Maqedonia e Veriut është vendi më i palumtur në Ballkan, sipas raportit të ri të lumturisë të Institutit Gallup. Në vendin e 87-të nga 137 vende, pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.

Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër RMV-së në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të.

Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”.

Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore.

Banner

Related posts

Kurti për krimet e luftës: Duhet të regjistrohen edhe zhdukjet e gjurmëve

Gjyla Halili

Kërkesa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme, Mickoski: Për disa politikanë problemet ende nuk kanë nisur, do të nisin së shpejti

Gjyla Halili

VMRO: Dështoi investimi i rrejshëm strategjik i BDI dhe LSDM me fabrikën e makinave elektrike

Gjyla Halili

Leave a Comment