AKTUALE

Maqedoni, grupi punues për reforma zgjedhore nisi me punë

Grupi punues për reforma zgjedhore me mbledhje konstituive, dje filloi me procesin e harmonizimit të qëndrimeve për ndryshime ligjore merr qëllim që të përmirësohet legjislativi zgjedhor.

Prioritet për këtë grup punues do të jetë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR-së dhe më pas përgatitja e një Kodi Zgjedhor.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i cili mori pjesë në mbledhjen e parë theksoi se modeli zgjedhor nuk është prioritet i këtij grupi punues.

“Kemi konsensus që t’i përfshijmë të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet e OSBE/ODHIHR-së. Kjo është detyra e parë e këtij grupi punues, ndërsa detyra e dytë është përgatitja e një Kodi të ri zgjedhor”, deklaroi Lloga pas takimit me grupin punues.

Ministri Lloga po ashtu i bëri thirrje partisë opozitare maqedonase që të marrin pjesë në këtë grup punues.

Banner

Related posts

Rina Ajdari nga Brukseli: Reformat për shtet më demokratik dhe ndryshimet kushtetuese ç’bllokojnë procesin e integrimit

Gjyla Halili

“Familja Hoxha kanë lëvizur me eskortë, kanë nuhatur rrezik” – Artan Hoxha për sulmin ndaj TCH: Mesazhi, jo për gazetarët…

admin

Abdulselam Selami: Do të vijmë në çdo lagje për të dëgjuar problemet e qytetarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment