AKTUALE

Macron: Armëpushimi në Ukrainë mund të arrihet në javët e ardhshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet në javët e ardhshme.

“Në fillim nevojitet një armëpushim. Unë mendoj se mund të bihet dakord në javët e ardhshme”, tha Macron në një intervistë që dha për rrjetin televiziv Fox News pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë , i cili iu kushtua kryesisht luftës në Ukrainë.

Macron u shpreh gjithashtu se shpresonte se kishte bindur homologun e tij amerikan se ishte “e pamundur” për Uashingtonin të niste një luftë tregtare të njëkohshme kundër Kinës dhe Evropës, përballë kërcënimeve për të vendosur detyrime doganore.

Duke folur për Fox News në Uashington, pas bisedimeve me homologun e tij Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në përvjetorin e tretë të pushtimit rus, presidenti francez tha se çdo marrëveshje paqeje “nuk duhet të jetë një dorëzim i Ukrainës” dhe duhet të mbështetet nga garancitë e sigurisë.

“Nuk mund të bësh një luftë tregtare kundër Kinës dhe Evropës në të njëjtën kohë. Shpresoj se e kam bindur” për këtë çështje, shtoi Macron, duke iu referuar republikanit.

Banner

Related posts

Veteranët e UÇK-së falënderojnë qytetarët për pjesëmarrjen masive në Tiranë

Gjyla Halili

Siljanovska: Nevojiten ndryshime kushtetuese, por të mos preket preambula

Gjyla Halili

Spitali klinik i Tetovës me drejtor të ri

Gjyla Halili