SHOWBIZ

Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP Albania

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është kurorëzuar fitues i edicionit të dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania.

Ai ishte një nga banorët i cili u fut në nisje të kësaj aventure më datë 24 dhjetor 2022 dhe qëndroi plot 136 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përgjatë gjithë këtij spektakli, ai u shqua si një fenomen më vete i këtij edicioni, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe kërkimesh për të në rrjetet sociale.

Luizi ka qenë ndër personazhet më të përfolur të BBVA që nga fillimi, me situatat dhe dinamikat e shumta që ka arritur të krijojë brenda shtëpisë.

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, ai njohu edhe dashurinë e jetës së tij, moderatoren Kiara Tito me të cilën edhe u kurorëzua në natën finale.

Banner

Related posts

Twitter nuk mund t’ju mbrojë më nga ngacmimet dhe abuzimet pas pushimeve nga puna, thonë të brendshëm

admin

Foto/ ‘Gëzuar Ramazanin’, një ndër rrugët më të famshme të Londrës zbukurohet për muajin e shenjtë islamik

admin

“Mos e merr personale…”, kujt i drejtohet me këto fjalë Flori Mumajesi?

admin

Leave a Comment