SHOWBIZ

Luiz Ejlli projekt muzikor me Elgit Dodën?

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka nisur të punojë për projekte të reja muzikore.

Luizi publikoi një duet në bashkëpunim me aktorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania 1, Donald Veshaj menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

“2 Shotsa” u mirëprit nga fansat e tyre, ndërsa tani këngëtari nga Shkodra ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku shihet në një studio muzikore me kantautorin, Elgit Doda.

“Mishi kokërr”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e fotos në Instagram.

Përveç kësaj, Ejlli më parë ka njoftuar gjithashtu se pritet të sjellë bashkëpunime me emra të njohur si Yll Limani, Elvana Gjata apo Noizy.

Banner

Related posts

Dy shqiptarë në Sanremo 2023, violonçelisti Iljard Shaba do performojë me Anna Oxa

admin

Qytetarët tregojnë se cili nga konkurrentët do dëshironin të futej sërish në Big Brother VIP

admin

“Po bëhesh dëshpëruese, mjaft më…”/Pas këngës së re të Shakiras kundër Gerard Pique fansat shprehen të keqardhur!

admin

Leave a Comment