AKTUALE

LSDM: Vrasjet janë bërë përditshmëri, Toshkovski nuk ka kontroll mbi sigurinë

Siguria në vend është prishur plotësisht. Kemi vrasje pothuajse çdo javë, dhe kjo para syve të qytetarëve, në pjesët më qendrore të qyteteve dhe lagjeve. Vrasja në Shtip është vetëm e fundit në një seri vrasjesh që po ndodhin publikisht, para dëshmitarëve. Njerëzit kanë frikë për sigurinë e tyre kur dalin në një kafene ose restorant”, thonë nga LSDM, në lidhje me vrasjen e djeshme në Shtip, ndërsa drejtojnë akuza për ministrin e Punëve të Brendshme.

Vetëm për 10 muaj, në Shkup kanë ndodhur disa vrasje – në Mavrovkë, Bit Pazar, Çair, Shuto Orizare. Numri i grabitjeve dhe vjedhjeve është rritur ndjeshëm, ka shkëmbime zjarri gjithnjë e më të shpeshta, dhe në dy raste janë hedhur bomba në oborret e qytetarëve. Vrasje po ndodhin edhe në stacionet e policisë, siç ishte rasti në Bit Pazar”.

“Këto të dhëna tregojnë qartë se Ministria e Brendshme dhe ministri Toshkovski nuk e kanë situatën nën kontroll. Sa vrasje të tjera i duhen atij për të kuptuar se nuk mund ta drejtojë MPB-në si institucion?. LSDM kërkon një sqarim të plotë të rastit dhe përgjigje për të gjitha pyetjet që do t’i ngremë publikisht”, thonë nga LSDM.

Banner

Related posts

Seanca e fundit e kësaj përbërje parlamentare do të mbahet në fund të këtij muaji

Gjyla Halili

Fondacioni Golden Eagle, 12 mijë euro për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

admin

Osmani porosi Taravarit: Me dinjitet prano humbjen, fitoi vullneti i qytetarëve për një ardhmëri europiane!

Gjyla Halili