AKTUALE

LSDM: Kryetarët e komunave të VMRO-së shtrenjtojnë shërbimet komunale

Nga LSDM sot kanë akuzuar kryetarët e Komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së se kanë shtrenjtuar shërbimet komunale. Nga atje kanë shtuar se qytetarët e dhjetëra komunave të udhëhequra nga VMRO-DPMNE kanë marrë shërbime komunale më të shtrenjta, ndërsa tani Qyteti i Shkupit, Ohrit, Resnjës dhe Koçanit janë njësitë e vetëqeverisjes lokale që kërkojnë rritje drastike të çmimit të ujit.

“Komunat e mëdha dhe financiarisht të qëndrueshme si Aerodromi, Prilepi, Gazi Baba dhe Buteli planifikojnë t’i obligojnë qytetarët e tyre me obligacione komunale për të cilat askush nuk e di se si do të shpenzohen paratë nga huazimet e tilla. Në ndërkohë kryetarët e VMRO-DPMNE-së këtë vit do të shpenzojnë miliona euro për punësim të përkohshëm të kuadrove partiake nëpër komuna. Komuna e Gazi Babës do të shpenzojë mbi 220.000 euro për punësim të përkohshëm, komuna e Aerodormit do të shpenzojë gati 90.000 euro, ndërsa komunat e Koçanit, Ilindenit, Velesit do të shpenzojnë miliona denarë për punësim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Banner

Related posts

Agim Nuhiu: Sot qëndruam në Institutin Shkencor për Histori Kombëtare pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës!

admin

Mexhiti: Nga BDI ikin të gjithë sikur nga korona! Do të mbeten në opozitë me Levicën

Gjyla Halili

Anketa e IPIS/ BDI në avantazh tek zona e II dhe VI-të

Gjyla Halili

Leave a Comment