AKTUALE

Lloga formon për herë të parë këshill ekspertësh, që do të monitorojë reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga,ka njoftuar se për herë të parë është formuar këshill ekspertësh që do të monitorojë zbatimin e Strategjisë zhvillimore sektoriale për gjyqësorin 2024-2028.

“Sot u takuam me kryetarin e grupit punues për Strategjinë zhvillimore sektoriale për gjyqësorin (2024-2028) Vllado Kambovski dhe ekspertët nga projekti Rule of law (Sundimi i ligjit).

Ramë dakord që të krijohet një këshill i ri për monitorimin e zbatimit të Strategjisë. Këshilli do të ketë nga 13 deri në 15 anëtarë dhe në të për herë të parë anëtarë do të jenë persona, të cilët nuk janë ekspertë vetëm me profesion por ekspertë të dëshmuar nga fusha e së drejtës.

Në takim u diskutua edhe për planin për zbatimin e aktiviteteve të strategjisë zhvillimore dhe për vendosjen e mekanizmave për monitorimin e aktiviteteve të strategjisë”, ka njoftuar Lloga përmes një postimi në rrjetet sociale.

Banner

Related posts

Mickoski i përgjigjet Mexhitit: Punësimi i paralajmëruar i shqipëtarëve nuk do të ndodhë sa të jem un Kryeministër

Gjyla Halili

Behixhudin Shehapi dhe një mandat prirës i Organizatës Humanitare “El Hilal”: Vazhdojmë hapërimin në dekadën e re të humanitetit

Gjyla Halili

Ndërsa Kurti përpiqet ta rrëzojë Ali Ahmetin nga pushteti, deputetja e BDI-së përballet me përfaqësuesit serbë për Kosovën

Gjyla Halili