AKTUALE

Lladrovci: Mos e lëndoni historinë e shtetit as vlerat mbi të cilat u ndërtua!

Lidhur me aktualitetin politik, ka reaguar Ramiz Lladrovci, me ç’rast ka kërkuar marrëveshje, ose të hapin krah vendimmarrësit, të mos e lëndojnë historinë e shtetit as vlerat mbi të cilat u ndërtua.

Deklarata e Lladrovcit në rrjetin social:

Kur thehet kerri, gjenden shumë rrugë. Vonesat e paarsyeshme, nga pozita e opozita, nuk përmirësohen për një ditë. Kosova nuk ka nevojë për trazira, hedhje të gazit lotsjellës e as për agresivitetin e njësive tona policore.

Kosova ka nevojë për marrëveshje, këtë e bëjnë ata që kanë interesa të përbashkëta. Politika është sport i rëndë, por, fleksibil, paqësor dhe dashamirës për forcat që e duan atdheun e kombin.
Domosdo të jemi unik, kudo përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Të jemi unik për zbatim të Kushtetutës, për institucione dhe afirmimin e arritjeve të shtetit.

Liderët krijohen në situata të rënda. Dëshmoni kush ia do të mirën heronjve tanë të luftës dhe paqes, kush ia do të mirën Kosovës. Mos harroni, heronjtë, dëshmorët e martirët u flijuan për Kosovën.

Kosova doemos i mbron bijtë, ia vlen të flijohesh për të. Vendimmarrës, hapni sy e mbyllni vesh, merrni vendime. Kosova nuk gjunjëzohet, as dje, as sot e as mot!
Merruni vesh o hapni krah, mos e lëndoni historinë e shtetit as vlerat mbi të cilat u ndërtua!

https://www.facebook.com/share/1QRamhjcVW/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

BDI organizon koktej festiv për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Gjyla Halili

Microsoft Office 365 now has 120 million business users

admin

BDI: DERISA LEN-i ZIHET KUSH DO TË JETË “KRYETAR”, INSTITUCIONET KANË DEGRADUAR PËRDORIMIN E GJUHËS SHQIPE NË NIVELIN PARA MIRATIMIT TË LIGJIT PËR GJUHËT

Gjyla Halili