AKTUALE

Lladrovci: Epopeja e UÇK-së është jehona e shekujve të trimërisë, guximit dhe atdhetarizmit të mbledhura së bashku njëherësh, në një vend, në një familje

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë, kanë vënë kurora me lule dhe kanë bërë homazhe pranë memorialëve të dëshmorëve të komunës së Drenasit dhe në Prekaz, me rastin e Epopesë së UÇK-së, sakrificës së Jasharajve legjendar, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Kjo Epope të cilës i printe Komandanti legjendar Adem Jashari, ka shkruar Lladrovci, është jehona e shekujve të trimërisë, guximit dhe atdhetarizmit të mbledhura së bashku njëherësh, në një vend, në një familje.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Epopeja e UÇK-së, e filluar më 5, 6 e 7 Mars në Prekazin heroik, në krye me Komandantin legjendar, Adem Jasharin, është jehona e shekujve të trimërisë, guximit dhe atdhetarizmit të mbledhura së bashku njëherësh, në një vend, në një familje.
Nga ato ditë të heroizmit legjendar e këndej, asgjë më nuk do të ishte e njëjtë në Kosovë e as në Ballkan e botë. Çlirimi tashmë kishte marrë vulën e vërtetësisë me rrugën e pandalshme të atdhetarëve me kontribut kudo ata jetonin.
Në përkujtim të kësaj sakrifice legjendare, me asamblistë dhe zyrtarë komunalë, kemi vendosur buqeta me lule dhe kemi bërë homazhe në Prekaz, Marinë, Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Re, Baicë, Abri (dy vende), Tërdec, Gllobar, Terstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Poklek i vjetër (dy vende), Nekoc.
Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/18pTUBsfXL/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

BDI: Shqiptarët të padëshiruar edhe në Operën dhe Baletin Nacional, 46 maqedonë, vetëm 1 shqiptar!

Gjyla Halili

Pendarovski: Hristijan Mickoski tani është kandidat kryesor për president të vendit, ashtu si katër vjet më parë ishte kandidat për kryeministër

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e dy ministrave dhe emërimin e dy të rinjve

Gjyla Halili