AKTUALE

Lladrovci: Elmi Reçica është një nga më meritorët për agjendat më të mira për qytetarët dhe shtetin tonë

Ramiz Lladrovci i ka dhënë përkrahje të plotë, kandidatit për deputet, z. Elmi Reçica, për të cilin ka theksuar se është “një nga më meritorët, për të qenë aty ku bëhet beteja për agjendat më të mira për qytetarët dhe shtetin tonë”.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Miku im, Elmi, bashkë përpara, është kërkesë e domosdoshme e kohës dhe rrethanave të cilat na gjejnë, pas një çerek shekulli të realizimit të idealeve tona për çlirim. Bashkë përpara, e kërkon shteti, me gratë dhe burrat më të çmuar, për tu përballur me sfidat e Republikës tonë, zhvillimin ekonomik, ndaljen e ikjes së rinisë dhe rikthimin e besimit të aleatëve tanë.
Sot, kur po bëhet kërkesë nga shumë kandidatë për përfaqësim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me debate se kush e meriton votën e qytetarit, personaliteti i Elmiut, më del si një nga më meritorët, për të qenë aty ku bëhet beteja për agjendat më të mira për qytetarët dhe shtetin tonë.
Prania e Elmi Reçicës në Kuvend, është përfaqësim edhe i gjeneratës fatlume e cila ëndrrën shekullore për liri, arriti ta bëj realitet. Shumë shokë, tashmë legjendarë, në rrugën e çlirimit u përjetësuan, por, zotimi për të punuar e fuqizuar shtetin, mbetet porosia e tyre. Elmiu është njëri nga ata që po e vazhdon këtë porosi.
#PDK130
#BedriHamza1
#ElmiReçica17

https://www.facebook.com/share/p/1ANPf2zAFj/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional

Gjyla Halili

REISUL ULEMA URON KRYEMINISTRIN z. TALAT XHAFERIN

Gjyla Halili

KSHZ: Votimi në burgje rrjedh pa probleme

Gjyla Halili